Realiteti përtej fasadës plot ngjyra të kryeqytetit! Askush nuk e ndihmon njeriun në nevojë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 15:57

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon një realitet të dhimbshëm në rrugicat e kryeqytetit. Një person i ulur në mes të rrugës, me probleme shëndetësorë, ekonomike apo sociale?!

Ajo që godet më shumë se gjithçka tjetër është indiferenca e kalimtarëve që kalojnë përreth dhe asnjë prej tyre nuk ofron asnjë lloj ndihme.

Ky rast është një pasqyrë e ashpër e realitetit me të cilin përballen shumë qytetarë të Shqipërisë, të cilët janë të lënë pas dore dhe kanë nevojë urgjente për mbështetje nga shoqëria dhe institucionet shtetërore. Në një moment kur individët vuajnë, indiferenca e shoqërisë dhe mungesa e ndërhyrjeve nga autoritetet e bëjnë edhe më të rëndë barrën e problemeve.

Ky denoncim është një thirrje për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të kërkuar veprime konkrete nga autoritetet për të ndihmuar ata që janë në vështirësi, si dhe për të ofruar mbështetje sociale dhe shëndetësore për ata që janë më të pambrojtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit