Ndërtesat pa leje në Ksamil fusin në sherr banorët, policia dhe IKMT s’reagojnë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 14:51

Qytetarët në lagjen nr.3 në Ksamil kanë denoncuar një rast alarmant të shkeljes së ligjit dhe mungesës totale të reagimit nga institucionet shtetërore! Një shtesë çatie, e ndërtuar me llamarina dhe këmbë hekuri, ka rritur rrezikun për sigurinë e banorëve dhe ka ndodhur pa asnjë leje ndërtimi. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh dhe ka vendosur në rrezik jetën e qytetarëve që jetojnë në atë zonë.

Pavarësisht ankesave të bëra prej 3 muajsh pranë institucioneve përgjegjëse, si Bashkia Sarandë, IVMT Sarandë, IKMT Tiranë dhe Policia e Shtetit, asnjë masë nuk është marrë, duke lënë këtë ndërtim të paligjshëm të vazhdojë dhe të krijojë një ambient të pasigurt për qytetarët.

Në këto kushte, situata ka arritur një pikë kritike. Banorët që kanë raportuar këtë rast dhe janë të prekur nga ky ndërtim po përballen me kërcënime të vazhdueshme nga personi që ka realizuar ndërtimin, Bilbil Haruni, dhe po ndihen të rrezikuar çdo ditë. Edhe pse kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet dhe janë informuar me anë të një avokati të popullit, ende nuk ka asnjë reagim të dukshëm nga shteti.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për ndalimin e ndërtimit të paligjshëm dhe prishjen e tij, si dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së tyre.

A duhet të ndodhi një tragjedi që institucionet të veprojnë? Ky është një thirrje për veprim dhe përgjegjësi.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ Albania,

Po denoncojmë një rast të rëndë të shkeljes së ligjit dhe neglizhencës totale nga institucionet shtetërore!

Në Ksamil, Lagjia Nr. 3, Godina Nr. 4, në një objekt që tashmë është pa leje, është ndërtuar një shtesë çatie me llamarina dhe këmbë hekuri, në kundërshtim të plotë me ligjin. Prej 3 muajsh kemi bërë ankesa pranë Bashkisë Sarandë, IVMT Sarandë, IKMT Tiranë dhe madje kemi njoftuar edhe Policinë e Shtetit, por asnjë masë nuk është marrë!

Situata është bërë shumë e rrezikshme, pasi me personin që ka kryer këtë ndërtim të paligjshëm, Bilbil Haruni, jemi në konflikt të hapur dhe po na rrezikohet jeta.Jemi të rrezikuar dhe nuk kemi asnjë mbrojtje nga shteti! A duhet të ndodhë një tragjedi që institucionet të veprojnë? Kush do të mbajë përgjegjësi nëse ndodh diçka e rëndë?

Kërkojmë ndërhyrje urgjente dhe marrjen e menjëhershme të masave për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm! Në të kundërt, kjo është një provë e qartë se në këtë vend sundon abuzimi dhe korrupsioni.

Faleminderit për publikimin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit