Evropa e trembur, mund të kthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.03.2025, 14:26

Shtetet si Polonia, Gjermania dhe Franca po fokusohen tek mundësia e mobilizimit të civilëve për detyra ushtarake, përmirësimin e gatishmërinë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në vend.

Kjo nismë është marrë përballë rrezikut të mundshëm të shkëputjes së siguresë amerikane. Këto vende po mendojnë edhe rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Analistët dhe qeveritë evropiane pranojnë se kërcënimi rus është real, dhe shumë shtete po diskutojnë nevojën për të shtuar trupa në ushtri me qëllim përballimin e një agresioni të mundshëm. Sipas një studimi te kryes së fundmi. Evropa mund të ketë nevojë për 300.000 trupa ushtarakë për të përballuar një luftë të mundshme.

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që Evropa të rrisë shqetësimet mbi fuqinë e NATO-s, pas deklaratave të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili sugjeroi se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit