Qytetarët e Elbasanit po përballen me një kaos të madh ditën e sotme pasi të gjitha rrugët kryesore janë bllokuar për shkak të një eventi çiklizmi.
Ky bllokim ka penguar lëvizjen e qytetarëve, duke përfshirë individë që ndodhen në situata urgjente mjekësore.
Një qytetar, i cili ka një të sëmurë në makinë dhe i duhet të shkojë në spital, ka denoncuar pamundësinë për të shkuar për shkak të rrugëve të bllokuara.
Ai ka deklaruar se është i bllokuar që nga ora 8:15 të mëngjesit dhe ka tentuar të gjejë një rrugë alternative, por të gjitha janë të mbyllura.
Situata ka ngritur shqetësime serioze dhe disa qytetarë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve lokale për të hapur rrugët dhe për të mundësuar kalimin e automjeteve, veçanërisht për raste emergjente.
Ky incident vë në pikëpyetje organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të tilla në qytet, duke kërkuar një përgjigje urgjente nga autoritetet për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje joq. Desha te bej nje denoncim mbi kete shtet qe as shtet s’eshte . Jam nga Elbasani dhe me rob te semure ne makine dhe jane bllokuar te gjitha rruget ne Elbasan per shkak te çiklizmit po them te gjitha rruget nuk po levizim dot . Ky esht shteti qe na perfaqeson ne, duan vetem qe ne lajme te dalin bukur pa njerzit le te vdesin. Eshte i gjithe Elbasani i bllokuar po ju dergoj kte vendin ku kam ngelur une. Nuk ka asnje rrug qe te con per ne spital. Kam qe ne oren 8 e 15 qe vertitem te gjej nje rrug por cdo rrug apo rrugic esht e bllokuar”