Dalin pamjet nga zjarri në klubin e natës! 51 të vdekur dhe 118 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2025, 10:14

Në një tragjedi të madhe që ndodhi në Koçan, Maqedoni e Veriut, janë regjistruar 51 viktima dhe më shumë se 100 persona të lënduar, pas një shpërthimi zjarri në një klub nate.

Zjarri ka shpërthyer nga përdorimi i mjeteve piroteknike, të cilat ishin përdorur gjatë performancës.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalet e Shtipit dhe Shkupit, ndërsa disa prej tyre janë transportuar me helikopter për trajtim urgjent. Ai gjithashtu ka njoftuar se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

"Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Publike dhe organet e tjera për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Do të sigurojmë që përgjegjësit, përfshirë organizatorët e ngjarjes, të përballen me organet e drejtësisë," tha Toshkovski. Ai theksoi se gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi morale për këtë ngjarje të tmerrshme.

Kjo ngjarje ka lënë pas një dhimbje të madhe në komunitetin e Koçanit, dhe autoritetet janë duke punuar për të hetuar shkaqet dhe rrethanat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit