Në orët e vona të natës, një shpërthim zjarri në një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se shumë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalet e Shtipit dhe Shkupit. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, por mediat lokale sugjerojnë se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance të bendit maqedonas DNA mund të ketë qenë shkak.
Në momentin e shpërthimit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz, dhe shpërthimi ka shpërndarë zjarrin në gjithë hapësirën. Menjëherë pas incidentit, shërbimet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Familjarët e të prekurve janë të brengosur dhe po kërkojnë informacion për të dashurit e tyre, shumë prej të cilëve janë ende të humbur. Situata është dramatike, pasi disa persona nuk po përgjigjen në telefonat e tyre dhe janë dërguar në spitalet e ndryshme, duke e lënë të pasigurt fatin e tyre.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, ka konfirmuar se është në vendngjarje dhe po koordinon veprimet me autoritetet e tjera për të zbardhur shkaqet dhe për të ndihmuar viktimat.