Zhduket prej 8 ditësh 40-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.03.2025, 20:32

Një rast shqetësues është raportuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një 40-vjeçar rezulton i humbur prej tetë ditësh, ndërsa familjarët bëjnë thirrje për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Elmi Velija, banues në Mushqetë të Krrabës. Ai është larguar nga banesa më 7 mars, rreth orës 15:00 të pasdites, dhe që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Të afërmit kanë bërë denoncimin pranë policisë, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion të qartë mbi fatin e tij. Të shqetësuar, ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 40-vjeçarin.

Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen dhe fatin e tij, mund të kontaktojë në numrin: 0684787619.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit