Qytetarë të zhgënjyer nga mungesa e korrektësisë në lëshimin e dokumenteve të pronës kanë denoncuar sot burokracitë dhe mohimin e shërbimeve bazë në portalin qeveritar, për çka drejtoresha e kadastrës Lorena Goxhobelli nuk duket se e vë ujin në zjarr.
Denoncuesit e shokuar nga mungesa e përgjegjësisë tregojnë sesi pasi paguajnë shumën e konsiderueshme të parave të kërkuar për dokumentet, por afatet kalojnë pa marrë asnjë përgjigje ose dokument mbi kërkesat e tyre.
Me të drejtë ata zbulojnë se shërbimet elektronike që reklamohen nga qeveria si lehtësuese, shkurtuese të kohës apo një ‘faktor në uljen e korrupsionit’ kthehen nw fakt një mur të pakalueshëm pengesash burokratike.
Asnjë zyrtar nuk përgjigjet në numrat e vënë në dispozicion për ankesat ose në adresat email të agjencisë qeveritare pronaime@ashk.gov.al, sipas raportimit.
Në një kohë kur shërbimet e teknologjisë dhe platformave elektronike janë promovuar si mundësi për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur efikasitetin e administratës, dështime si këto kthehen në reflektim të dështimit të procesit të digjitalizimit në Shqipëri, ose përdorim te justifikimit për qëllime të tjera.
Qytetarët meritojnë transparencë dhe përgjegjshmëri nga shteti, për të marrë dokumentet e nevojshme për pronat e tyre pa kaluar nëpër burokraci dhe pengesa të panevojshme.
Denoncimi: “Pershendetje JOQ, Eshte per te vene duart ne koke sesi sherbimet e supozuara qe do merren online per te shkurtuar kohen te ulin korrupsionit, jane kthyer ne nje boomerang, labirint pa zgjidhje. Kam aplikuar per gjenerimin e certifikates se pronesise, karteles pasurise, sherbim ky qe kundrejt pagimit te tarifes 3500 leke, merret maksimumi per 5 dite , por ka sot 9 dite nga momenti i aplikimit dhe akoma asgjë. Edhe pas dergimit me email te kontakti agjensise shteterore te kadastres, serish asgje. Drejtoria vendore Durres, Kavaje, Kruje edhe eshte bere pagesa dhe kaluar afati, ku cilesohet 5 dite pune, duket se eshte ne gjume letargjik, duke lene qytetaret ne udhekryq sepse besoj raste si une do jene boll. Numri kontaktit del i bllokuar, email pronaime@ashk.gov.al as nuk denjon qe te jape pergjigje tanime qe ka kaluar afati.”