Mbrëmjen e sotme, banorët e Tiranës kanë raportuar për një zjarr të madh tek Malit i Gamtit, që ka përfshirë majën e tij. Sipas një mesazhi të mbërritur në redaksi, flakët dhe tymi i dendur janë të dukshme nga distanca, duke shkaktuar shqetësim.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka ndërhyrje nga autoritetet për ta vënë situatën nën kontroll. Nëse bëhet fjalë për një zjarr natyror apo të qëllimshëm, mbetet për t’u sqaruar nga hetimet.