Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj 7-vjeçar në banesën e tyre. I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka proceduar penalisht shtetasen B. M. për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Pas ngjarjes, ajo është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik të Shkodrës.
Dyshohet se 19-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.