Një i ri infermier ka denoncuar sot taktikat e zvarritjes e mohimit të vendeve të punës në portalet qeveritare, të cilat megjithëse reklamohen nga qeveria si shkurtuese të kohës për të gjetur punë, në fakt bëjnë të kundërtën duke shtuar zhgënjimin dhe humbur kohën e profesionistëve të rinj.
Denoncuesi thotë se në rrjet nuk publikohen thuajse asnjëherë vende të përhershme pune por vetëm provizore, pasi siç është denoncuar edhe më herët vendet e përhershme jepen ilegalisht kundrejt shumave të mëdha të rryshfetit.
Me të drejtë aplikuesit ankohen se situata të tilla dhe vendet e përkohshme të punës i vendosin në gjendje të zgjatur ankthi e pasigurie, pas një periudhe të gjatë studimi e praktike në shkollë.
Qytetarët informojnë se në fakt vendet e punës jepen në formë favoresh partiake, sidomos në periudha para zgjedhjeve, ose kundrejt pagesave të majme të rryshfetit.
Aplikuesi detajon se sipas portalit, në spitalin qendror në Tiranë QSUT në 3-4 muajt e fundit janë hapur vetëm vende provizore pune për infermierë, që do të thotë se asnjë nuk ka dalë në pension ose nuk është larguar nga puna, gjë që është e vështirë të ndodhë në realitet.
Kjo kulturë fshehtësie e favorizimi të paligjshëm dëmton profesionistët që kërkojnë të punësohen me meritë dhe gjithashtu ul cilësinë e kujdesit shëndetësor në klinikat e spitalet shqiptare.
Prandaj profesionistët e rinj apelojnë për një analizë politikave të punësimit në sektorin publik, duke kërkuar një sistem të drejtë dhe transparent, që redukton burokracinë e korrupsionin.
Denoncimi: “Pershendetje doja te shprehja nje shqetesim, Kam aplikuar kete vit ne portalin e INFERMJERE PER SHQIPERINE dhe kam goxha pike, problemi eshte se hapen vetem vende provizore dhe jo definitive pra gje qe ne e marrim me risk dhe na vendos ne pasiguri. Me sa shpesh degjoj dhe bisedoj me koleg te ndryshem vendet definitive i mbajte vetem per ato qe paguajne nen dore ose meqe eshte prag zgjedhjesh per te respektuar ndonje mik apo mikesh. Perse p.sh ne Qsut u hapen vetem 22 vende provizore…nuk doli asnje ne pension apo dikush qe te largohej nga puna ? Pse japin vetem vende provizore apo deshirojne lek? Te pakten te na thone qe ne fillim qe deshirojne lek qe te mos mesojme kot.