Bashkia e Korçës kujdeset vetëm për fasadat dhe ndërtesat e PS, rrugët e brendshme duke u shembur

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.03.2025, 15:49

Një denoncim nga Korça solli sot në redaksi shqetësimin e qytetarëve për mungesën e mirëmbajtjes së rrugëve dhe pjesëve të brendshme në qendrës të qytetit, teksa bashkia socialiste mendon vetëm për fasadën ose ndërtesat partiake.

Në pamjet e dërguara shihen pallatet e ulëta të disa dekadave më parë me rrugica të neglizhuara e të pa-mirëmbajtura në hyrjet e banesave.

Raportuesit ankohet se kjo situatë vjen në një kohë kur selia e PS ngjitur me pallatin e tyre u ristaurua krejtësisht ndërsa ta u lanë në gjendjen e mjerueshme në pallatin që tashmë rrezikon ndoshta jetën e banorëve.

Raportimi: “Pershendetje. Doja te denoncoja keto pamje nga nje pallat ne lagjien 2 ne Korce i cili eshte lene ne harrese totale nga bashkia e qytetit. Pallati ndodhet ne qender te qytetit ngjitur me seline e PS dhe atje bene punime e ristauruan te gjithen dhe kete pallat e lene ne kte gjendje te mjerueshme e cila rrezikon dhe jeten e banoreve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit