Pamje të trishta u dërguan sot në redaksi të gjendjes së mjerë të mirëmbajtjes së qytetit apo dhe të ndërgjegjësimit publik në Vorë, ku qese mbeturinash të hedhura nga lartësia kishin mbetur në degët e pemëve në rrugët e qytetit.
Megjithëse episodi mund të jetë një rast i izoluar pamja skandaloze për disa mund të sugjerojë se pemët në Vorë “çelin qese me plehra”.
“Ju lutem postojeni ne kete muaj te shenjt Ramazani, a durohet kjo pamje skandaloze ... mbrapa xhamis ne Vor”, shkruan qytetari i shqetësuar për pamjen, si një dëshmi e neglizhencës së bashkisë në mbajtjen e qytetit, por gjithashtu një shenjë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve.
Apeli i qytetarëve vjen pasi kjo situatë ndikon negativisht në estetikën e qytetit dhe gjithashtu mund të rrisë mundësinë e infeksioneve dhe ndotjes. Pjesëmarrja aktive e komunitetit dhe një menaxhim më i mirë i mbetjeve janë të domosdoshme për të adresuar këtë problem.