Telat e instalimet kaotike të kompanive ‘mbysin’ banorët e qyteteve në Shqipëri

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.03.2025, 14:47

Në pamje të trishta të merimangës së telave që po pushton zonat urbane në Shqipëri, një qytetar nga Elbasani denoncoi papërgjegjësinë e autoriteteve, kompanive dhe punonjësve të tyre në instalimet qytetare.

Raportuesit thonë se instalimi i kabllove dhe telave nga kompanitë, bëhet pa planifikim dhe shpesh fshehurazi duke ngulur pajisjet ilegalisht në muret e pallateve, ose duke lënë rrugët dhe hapësirat publike me tela të palidhur.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime të shumta teksa telat kalojnë afër dritareve duke u kthyer në një problem që dëmton jo vetëm pamjen e qytetit, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e banorëve.

“Pershendetje JOQ shiko cfare ndodh ne Elbasan, te lutem postoje”, shkruan qytetari duke përshkruar kabllot e varura frikshëm mes dritareve e hyrjeve të pallatit në lagjen Çlirimi në Elbasan.

Qeveria thotë se kërkon “të shtojë investimet në zgjerimin e rrjeteve internetit për qytetarët”, por duket se masat e tyre po sjellin kaos për qytetarët. Shumë herë këto kompani i delegojnë punët tek kontraktorët e jashtëm, të cilët shpesh nuk respektojnë rregullat dhe normat e instalimit, duke çuar në kaos dhe mbingarkesë të infrastrukturës.

Qytetarët e Shqipërisë kërkojnë një reagim të shpejtë dhe të përgjegjshëm nga autoritetet dhe kompanitë që instalimi i rrjeteve të mos dëmtojë estetikën dhe sigurinë e qytetit.

Qytetarët kërkojnë një reagim të shpejtë dhe të përgjegjshëm nga autoritetet dhe kompanitë

Qeveria thotë se kërkon “të shtojë investimet në zgjerimin e rrjeteve internetit për qytetarët”, por duket se masat e tyre po sjellin kaos për qytetarët.

Raportuesit thonë se instalimi i kabllove dhe telave nga kompanitë, bëhet pa planifikim dhe shpesh fshehurazi duke ngulur pajisjet ilegalisht në muret e pallateve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit