Pamje shqetësuese u dërguan sot në redaksi ku pirgje gjigante mbeturinash digjeshin duke lëshuar tym helmues fare pranë shtëpive të banorëve të Laknasit në Kamëz.
Tym i dendur dhe erë e padurueshme kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve që frikësohen për pasojat shëndetësore dhe mjedisore.
Sipas informacioneve bashkia e Kamzës ka lejuar djegien e plehrave në një hapësirë të hapur, shumë pranë zonave të banuara, një praktikë e papranueshme dhe e rrezikshme, që ka nxitur reagime dhe kërkon zgjidhje urgjente.
Banorët e Laknasit kërkojnë që autoritetet lokale dhe Bashkia e Kamzës të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar djegien e mbetjeve dhe për të siguruar një zgjidhje afatgjatë për problemin.
Kjo ngjarje është një alarm për mungesën e menaxhimit dhe për nevojën urgjente të kushteve të sigurta për qytetarët dhe mjedisin.
Denoncimi:
“Përshëndetje! Uroj të jeni mir, kam një video të sapo bërë... Është një grumbull shumë shumë i madh që po digjet me mbeturina, në Laknas... Kjo zonë është e e gjitha e banuar, rreth e rrotull me shtëpi banimi!!!! Eshte Bashkia e Kamzëz qe i djeg sepse atë masiv mbeturinash nuk mund ta bënte një qytetar. Janë tonelata mbeturina qe po digjen.”