Kompanitë ndërtuese ngushtojnë ilegalisht rrugën për të shfrytëzuar parkingjet nëntokësore në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.03.2025, 12:51

Një denoncim shqetësues u bë sot në redaksi mbi abuzimet e firmave të ndërtimit që bllokojnë me objekte rrugët rezidenciale për të shtuar shfrytëzimin e parkingjeve të tyre me pagesë.

Në pamjet e dërguara nga zona e ish-Fushës së Aviacionit, shihen gurë të mëdhenj të vendosur në mënyrë të rrezikshme dhe primitive në anë të rrugës, të cilat ngushtojnë gjerësinë e saj duke mos lejuar parkimin e automjeteve.

Duke përfituar nga kaosi i ndërtimeve të reja, kompania IBN kujdeset të përfitojë gjithçka mundet në kurriz të banorëve, duke i detyruar ata të përdorin parkingjet me pagesë në katet nëntokësore të pallateve.

Është e qartë se këto ndërhyrje janë të jashtëligjshme dhe se mungon kontrolli i duhur nga bashkia e Tiranës. Shpesh herë veç bllokimit të hapësirave të rrugëve, këto ndërtime i kalojnë limitet e sigurisë dhe krijojnë mundësi për aksidente, veçanërisht në periudhat e orëve me fluks të lartë trafiku.

Qytetarët e Tiranës kërkojnë reagim nga autoritetet përgjegjëse për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të siguruar që zhvillimi urban të ndodhë në përputhje me ligjin dhe nevojat e komunitetit.

Denoncimi:

“Pershendetje JOQ. Jam banor i ketij kompleksi (Grand Park Residence) tek ish Fusha e Aviacionit, Pronarja e ketij pallati IBN, bllokon rrugen me gure e cila esht me 2 kalime (e le vetem me 1 kalim) ne menyre qe nese dikush do te parkoje 2 apo 5 min aty te parkoje ne parkimin nentokesor te saj, te cilin e ka kthyer me pagese. IBN (Firme Ndertimi), Donika Kazo. Ju njoftoj se parkimet i ka shitur kurse personat te cilet nuk e kane shfrytezuar per arsyet e veta pasi ndodhen jasht, i merr dhe i shfrytezon firma duke marre qera ditore apo mujore pa asnje lloj te drejte. Ju lutem publikojeni pasi po na veshtiresohet kalimi me makine.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit