Përmbytjet masive në Itali shkatërrojnë shtëpinë shqiptare, uji vërshon brenda si lumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2025, 11:30

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje masive në rajonin e Toskanës, në Itali, duke përfshirë qytetin Vicchio në provincën e Firences.

Reshjet intensive kanë transformuar shumë zona në një lumë balte, duke pushtuar shtëpitë dhe shkaktuar dëme të mëdha.

Situata është bërë dramatike, me shumë familje që janë detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut të lartë.

“Il Meteo” ka publikuar pamjet e shtëpisë së një familje shqiptare e cila për shkak të reshjeve masive i ngjan një lumi që vërshon me shpejtësi dhe merr gjithçka që i del para.

Autoritetet lokale po punojnë për të menaxhuar pasojat e këtij moti ekstrem, ndërsa alarmet për rreziqe të tjera përmbytjesh vazhdojnë. Rreth 10,000 banorë të rajoneve të tjera të Toskanës janë gjithashtu në rrezik për shkak të motit të keq.

Ky fenomen ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Në këtë situatë të vështirë, autoritetet po ofrojnë ndihmë emergjente dhe po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët e zonave të prekura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit