Shoqëria e transportit publik trajton qytetarët si ‘bagëti’, jep bileta fiktive dhe rrit çmimin

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 15.03.2025, 11:35

Një denoncim i ardhur në redaksi tregon sesi shoqëria e transportit të udhëtarëve Argjiro shkel rregullat dhe korrektësinë ndaj udhëtarëve duke i trajtuar me arrogancë, duke përdorur bileta fiktive e duke mbajtur më shumë para se çmimi i deklaruar.

Qytetarja e zhgënjyer tregon sesi bileta e udhëtimit të saj nga Gjirokastra drejt Tiranës, ishte në fakt prerë më herët ose për dikë tjetër, dhe të dhënat nuk përputheshin me çmimin e kërkuar e as me detaje të tjera të udhëtimit.

Akoma më e trishtë është mënyra sesi u trajtua pasagjerja nga punonjësja e biletarisë kur tentoi të sqaronte mangësitë e të dhënave, teksa me arrogancë u urdhërua të mos kërkonte llogari por “të rrinte në vendin e saj në furgon”.

Shoqëria Argjiro që operon në këtë sektor, duhet të merret në përgjegjësi për këto mangësi dhe të marrë masa për të siguruar një shërbim të sigurt dhe të besueshëm për pasagjerët.

Ndërkohë qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë trajtim të drejtë dhe të denjë nga operatorët.

Denoncimi:

“Prsh si jeni doja tju thoja jam nis sot nga Gjirokastra per Tiran, fatura thot 1030 lek kta me kan mbajt 12 mij lek, plus data dhe ora nuk jan te sakta, data thot 14-03-2025 nderkoh data 15, plus ora ne oren 9:58 un jam nis ne oren 7 te mëngjesit, fatura e transportit publik shoqeria Argjiro, thjesht e kapi me i cep aty edhe ma dha. Ishte nji grua aty dhe i thash faturen s’e ke printu tani, dhe se ktu thot dt. 14 neve sot jemi 15, plus ora edhe vlera thot 1030, ti mke mbajt 12. Mos u mer me ate pun mtha, ik zer vendin ne fugon mtha.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit