Mes rasteve flagrante të abuzimit me detyrën dhe qytetarinë nga anëtarë të policisë së shtetit, qytetarët denoncuan sot nje efektiv që për shkelur rregullat arrin deri në heqjen e targave të automjetit të tij.
Për të shmangur gjobitjen e mundshme nga kolegët, i zoti i makinës tregon xhaketën e policisë së shtetit në sedilje dhe lë mjetin pa targa të parkuar në trotuar.
Në një kohë kur policia po mbush me gjoba të drejta e të padrejta qytetarët që përpiqen të fitojnë jetesën e tyre, vetë policët nuk pranojnë të jenë pjesë e rregullave dhe marrin ligjin në dorë për të qenë mbi të tjerët.
Në foto shihet vetura private tip Toyota pa targa, e parkuar në trotuarin e këmbësorëve në zonën e kopshtit botanik në Tiranë.
Veprimet e jashtëligjshme të efektivit që përdor autoritetin e tij për të shkelur regullat, kanë sjellë shqetësim në radhët e qytetarëve dhe ngrejnë pyetje mbi etikën dhe profesionalizmin e disa anëtarëve të forcave të rendit.
Shkelja e rregullave të trafikut dhe parkimit, veçanërisht nga ata që janë të ngarkuar për t’i zbatuar ato, dëmton rëndë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë.
Ky incident tregon edhe njëherë për nevojën urgjente për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies brenda institucioneve të rendit, për të siguruar që ata që kenë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe të japin shembuj pozitivë për shoqërinë.
Denoncimi: “Pershendetje JOQ, nje pyetje kisha. Si munden policat ta bejn ligjin kur nuk e zbatojne as vet ?! Prane kopshtit botanik, ka heq targat dhe ka ken uniformen e punes tek sedilja”.
Në foto shihet vetura private tip Toyota pa targa me emblemën e policisë brenda, parkuar në trotuarin e këmbësorëve në zonën e kopshtit botanik në Tiranë.