Italia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, mbyllen shkollat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2025, 09:21

Italia nuk gjen qetësi nga tërmet e njëpasnjëshme.

Tërmeti i fundit që goditi zonën e Garganos, me 14 lëkundje që ndodhën midis datave 14 dhe 15 mars, shkaktoi shqetësim dhe frikë tek popullsia lokale.

Lëkundjet, me magnitudë të ndryshme nga 4.7 deri në 2, kishin epiqendrën përtej bregut të detit, mes komunave të San Nicandro Garganico dhe Lesina, duke tronditur jo vetëm provincën e Foggias, por edhe zona të tjera përreth, si në Bari dhe Matera.

Megjithëse ka pasur frikë, nuk janë regjistruar dëme të mëdha, përveç disa krisjeve të vogla në ndërtesa të pabanuara në San Nicandro Garganico. Kryetari i këtij qyteti ka vendosur të mbyllë shkollat për të qetësuar qytetarët. Po ashtu, linja hekurudhore Pescara-Bari, që ishte ndaluar si masë paraprake, është ribërë funksionale.

Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu frikë edhe jashtë provincës së Foggias, siç ka ndodhur në Altamura, ku disa persona kanë ndjerë lëkundjet. Megjithatë, ekspertët kanë siguruar se nuk ka lidhje mes këtyre tërmeteve dhe atyre që janë regjistruar në Kampi Flegrei, duke theksuar se kjo zonë është e njohur për aktivitet të lartë sizmik dhe se ngjarje të tilla janë të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit