Një video e bërë virale në rrjetet sociale ka tronditur opinionin publik, duke treguar momentin kur dy të rinj përfshihen në një sherr të dhunshëm në mes të rrugës në Tiranë.
Në pamjet e publikuara, dy të rinjtë qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe madje edhe me skafandër, ndërsa mes tyre ndodhet një efektiv i policisë rrugore, i cili përpiqet t’i ndalojë, por pa sukses.
Pavarësisht ndërhyrjes së policit, përplasja mes tyre vazhdon me intensitet. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit apo nëse të rinjtë janë shoqëruar në komisariat.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa qytetarët kërkojnë masa më të rrepta për dhunën në rrugët e kryeqytetit.