Një qytetar është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime për rrezikun në rritje nga qentë e rrugës.
Sipas dëshmitarëve, qytetari po kalonte rrugën kur u sulmua papritur nga qeni, duke pësuar plagë në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal nga ambulanca dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, banorët shprehen të shqetësuar për situatën, pasi qentë endacakë janë bërë një problem serioz në këtë lagje. Vetëm gjatë javëve të fundit janë shënuar disa raste të ngjashme, duke rritur frikën dhe pasigurinë në komunitet.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të marrë masa ndaj këtij fenomeni, i cili vijon të përkeqësohet.