Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të premte rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç ku ka humbur jetën një person.
Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.