Zbardhet biseda mes Trump dhe Putin: Kursejua jetën ushtarëve ukrainas

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.03.2025, 16:47

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zbardhur detaje nga biseda që pati me presidenti rus Vladimir Putin. Ai tha se u diskutua mbi mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Ka gjasa që kjo luftë e përgjakshme të marrë fund së shpejti- tha Trump.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump shpjegoi se kërkoi që Putin të kursejë e jetën e ushtarëve ukrainas, të cilët sipas tij janë në kushte shumë të vështira në fushën e betejës.

“Nëse ushtarët ukrainas do të vriteshin, kjo do të ishte masakra më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”-shton ai.

Biseda vjen pas deklaratave të Trump dhe sekretarit të mbrojtjes të cilët thanë se Ukraina ka pak mundësi të bashkohet me NATO-n, një zhvillim që mund të shkaktojë një zhgënjim të madh për Kievin. Disa ditë më parë, Vladimir Putin shprehu mbështetje për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA, duke theksuar se plani duhet të marrë parasysh arritjet ushtarake të Rusisë dhe të njohë shkaqet që çuan në fillimin e luftës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit