“Energjia e mrekullueshme” që ndjehet në tunelet e Visoko ka tërhequr shumë entuziastë të piramidave të Bosnjes.
Shumë pak mund të kenë dëgjuar për qytezën e vogël Visoko në Bosnie e cila nuk e kishte parë ndonjëherë dritën e lajmeve, derisa në vitin 2020, kampioni i tenisit Novak Djokovic, nisi të bënte atje pelegrimazhet e tij dhe të fliste për energjinë kozmike të paradave gjigante që gjenden në luginë, të ndërtuara nga civilizime të lashta e të panjohura, shkruan rrjeti A.Obscura.
Megjithëse shkenca formale nuk i njeh piramidat e Bosnies, në vitin 2005 biznesmeni amerikano-boshnjak Semir Osmanagić vizitoi Visoko dhe kuptoi se kishte diçka të pazakontë me “kodrat” në formë piramide, këndet e të cilave përputheshin plotësisht me drejtimet e lindjes, perëndimit, veriut e jugut.
Ai u mahnit më tej kur zbuloi rrjetin e gjerë të tuneleve, dhomave e kryqëzimeve me energjinë shëruese e fuqizuese nën Luginën e Piramidave, të cilat i përshkroi në librin e tij “Lugina boshnjake e piramidave”.
Studiuesi shkruan se strukturat datojnë prej 12,000 dhe ndoshta janë ndërtuar nga civilizime të panjohura ose aliene.
Nëse pretendimet e tij janë të vërteta Bosnia mund të mburret me piramidën më të madhe në botë, edhe se ajo e Keopsit në Egjipt, edhe pse kjo kundërshtohet nga studiues të njohur që thonë se formacionet janë në fakt ‘natyrale’.
Por për fat Osmanagić është mbështetur nga të paktën dy presidentë boshnjakë, një prej të cilëve Sulejman Tihić, tha: “Nuk është nevoja të jesh një ekspert i madh për të kuptuar që ato janë tre piramida.” Pas kësaj zyrtarët vendas investuan në zonë 250,000 në mbështetje të turizmit të lidhur me piramidat.
Që prej zbulimeve të Osmanagić, kërkimet arkeologjike në luginë kanë zbuluar një total prej pesë piramidash, mure artificiale të ndërtuara nga civilizime të lashta dhe një sistem valor komunikimi që mund të dërgojë mesazhe shumë më shpesh se interneti Wi-Fi që zotëron njeriu sot, shkruan AtlasObcura.
Ndërsa në kalimet nëntokësore poshtë piramidave është ndjerë një energji shëruese për njerëzit, që dëshmon teknologjinë e lartë të shfrytëzimit të gjeometrisë e energjisë atmosferike të njerëzve të së shkuarës.
Refuzimi nga akademikët nuk duket se shqetëson Osmanagić dhe as mijëra vizitorët që vijnë të ndjerë magjinë e piramidave boshnjake që vitit 2005.
Bizneset vendase kanë përfituar nga kjo teksa restorantet ne Visoko tashmë shërbejnë pjata me formë piramidash ose veshje me të njëjtën tematikë mbi sekretet e botës së shkuar, që refuzohen nga shkenca aktuale.
“Energjia e mrekullueshme” që ndjehet në tunelet e Visoko ka tërhequr shumë entuziastë të piramidave të Bosnjes.
Semir Osmanagić vizitoi Visoko dhe kuptoi se kishte diçka të pazakontë me “kodrat” në formë piramide, këndet e të cilave përputheshin plotësisht me drejtimet e lindjes, perëndimit, veriut e jugut.
Teknologjia e lartë të shfrytëzimit të gjeometrisë e energjisë atmosferike të njerëzve të së shkuarës.