Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e arrestit në burg për Zambak Gjonin, i akuzuar për ndërhyrje në sistemet kompjuterike. Kërkesa për këtë masë u bë nga prokurori Bledar Maksuti, dhe vendimi u mor pas dy ditësh që Gjoni ishte arrestuar dhe mbajtur në bllokun e sigurisë.
Ashtu siç raportohet, SPAK ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këtë rast, ndërkohë që mbrojtja e të arrestuarit ka deklaruar se do të ruajë rezervat dhe nuk ka dhënë detaje shtesë.
Në vitin e kaluar, Zambak Gjoni denoncoi ministrin aktual të Brendshëm, Ervin Hoxha, për shpërdorim detyre në lidhje me një ndërtim pa leje në Shkodër. Gjoni pretendonte se subjekte të krimit të organizuar kishin ndikuar tek Inspektorati i Ndërtimit, të cilin Hoxha e drejtonte atëkohë, për të mos lejuar prishjen e objektit.
Gjoni ka ushtruar funksionin e drejtorit të Inspektimeve pranë këtij inspektorati deri para disa kohësh.