Askush nuk do t’ia dijë për banorët e Shushicës, vijojnë punimet pavarësisht protestave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.03.2025, 15:48

Kompania që po ndërton ujësjellësin për Himarën në Shushicë ka rifilluar punimet më 12 mars, pas ndërprerjes që u bë për shkak të protestave të banorëve në janar.

Pavarësisht një padie në gjykatë dhe kundërshtimeve të banorëve të 30 fshatrave të lumit të Vlorës, punimet vazhduan, duke përfshirë një prani të policisë për të shmangur përballje me banorët.

Astrit Balilaj, banor i zonës, theksoi se ata kundërshtojnë projektin pasi tubacionet e instaluara sugjerojnë se sasia e ujit që do merret është shumë më e madhe se sa ishte premtuar dhe se puna e një banori për të kontrolluar ujësjellësin është një shaka.

Aktivistët e mjedisit gjithashtu e kundërshtojnë projektin, duke theksuar rrezikun për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa dhe biodiversitetin e zonës. Sipas banorëve, tubacionet mund të përdoren për hidrocentrale, pasi Gjykata Administrative rrëzoi planet për katër HEC-e në lumë pas ankesave të banorëve dhe organizatave të mjedisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit