Në Portin e Durrësit, një prej porteve kryesore të Shqipërisë, qytetarët dhe udhëtarët po përballen me pritje të pafundme dhe një proces doganor që duket se ka dalë jashtë kontrollit. Sipas një denoncimi të bërë publik, për të dalë nga dogana e Portit të Durrësit nevojiten deri në dy orë dhe gjysmë, për shkak të kontrollit të ngadaltë dhe shpesh të tepruar të doganierëve.
Denoncuesit shprehen se doganierët kanë kthyer portin në një vend ku kontrolli bëhet sipas dëshirës dhe kapriçove të tyre. Sipas tyre, kjo ka shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët, ku janë të detyruar të presin deri tre orë vetëm për të kaluar doganën. Qytetarët ndihen të bezdisur nga mungesa e transparencës dhe praktikat e dyshimta të doganierëve që sipas tyre e kanë kthyer Portin në pronë private.
Denoncimi i qytetarit
Publikoheni ju lutem anonim ne doganën e sheshit te trageteve ndoth kjo!
Te kesh mbaruar me letrat e per te dal nga kjo dogan duhen dy or se te dalja e mbajn co makin nga 20 min si e si te japin lek taksative qe ven doganieret. Per të dalë nga dogane Porti i Durrësit
Duhet 2 ore e gjysmë të presësh se doganierët e kanë kthyer portin si pronë të tyre private, e bëjnë kontrollin sipas qejfit.
Kjo eshte Shqipëria këtu duket drejtoria e doganave, vetëm për të grabitur, vetëm per ti mërzitur njerëzit si e si te ikin nga ky vend