Dermatologia paralajmëron: Mos bëni botox në buzën e sipërme për “gummy” smile, nuk jua thonë pasojat

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.03.2025, 15:08

Lip flip, një procedurë estetike e cila përfshin injektimin e Botox-it pranë buzës së sipërme për të relaksuar muskujt dhe për të parandaluar buzëqeshjen “gummy”, mund të mos jetë aq i dobishëm sa duket. Dermatologia e njohur nga Nju Jorku, Dr. Shereene Idriss, ka paralajmëruar ndjekësit e saj në TikTok mbi efektet e papritura që vijnë me këtë trajtim.

Idriss rrëfeu se nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për pasojat e lip flip derisa e provoi vetë. Ajo madje për pak sa nuk i prishi ditëlindjen fëmijës së saj, pasi nuk mundi ta ndihmonte të frynte qirinjtë mbi tortë.

“Problemi është se Botox-i fillon të veprojë pas 10 deri në 14 ditë, dhe në periudhën maksimale të efektit, nga dy deri në katër javë, është shumë e vështirë të lëvizësh buzën e sipërme,” shpjegoi ajo. Sipas saj, kjo e bën të vështirë pirjen me pipëz apo fryrjen e qirinjve.

Pasi ndau përvojën e saj, shumë ndjekëse reaguan me histori të ngjashme negative.

“Buzët e mia ishin aq të lodhura sa bëja zhurma të çuditshme kur flisja,” shkroi një përdoruese. “Kurrë më!”

“Nuk mund të pija me pipëz, ishte qesharake!” u ankua një tjetër.

Një tjetër ndjekëse tha se pas lip flip nuk mund të frynte hundën dhe nuk ishte aspak i përgatitur për këtë pasojë.

Në vitin 2023, Chloe Ellies tregoi se vetëm tre ditë pas marrjes së injeksioneve Botox për lip flip, ajo nuk mund të buzëqeshte normalisht. “I dashuri më tha se dukesha si vajza nga filmi ‘Smile’,” tha ajo për The Post, duke shtuar se kur pa veten në pasqyrë, shpërtheu në lot.

E shqetësuar, ajo kërkoi informacion mbi sa kohë do të zgjasnin efektet dhe u shokua kur zbuloi se mund të duheshin javë apo edhe muaj për të kaluar plotësisht. “Ishte një përvojë e tmerrshme dhe nuk do ta përsëris kurrë më,” tha ajo.

Pavarësisht se për disa paciente lip flip mund të funksionojë mirë, ekspertët këshillojnë të merren parasysh të gjitha efektet anësore përpara se të vendosni për këtë procedurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit