Vajzat turke denoncojnë vjedhjen e banesës në Tiranë, por arrestohen pasi iu gjet kanabis

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.03.2025, 14:44

4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhën me dhunë një shumë parash dhe celularë, në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase të huaja.

Por në pranga u vu dhe njëra nga vajzat turke pasi posedonte një sasi lënde narkotike kanabis, që u gjet në këtë banesë.

2 shtetaset e tjera nga Turqia gjithashtu u proceduan për moskallëzim krimi.

Policia tha se kishte arrestuar me sukses autorët e dyshuar të vjedhjes nga 18 deri në 20 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 3350 euro, lëndë narkotike, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë vjedhjes dhe 4 celularë.

Policia nuk njoftonte mbi rrethanat e plota të vjedhjes, por deklaronte:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash dhe 2 celularëve në një banesë të marrë me qira nga 3 shtetase turke, kanë organizuar operacionin policor të koduar ‘Brothers’, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit:

-S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër); Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe 2 celularë, në banesën e marrë me qira nga 3 shtetaset turke.

Në vijim të veprimeve u bë dhe arrestimi i shtetases turke M. M., 24 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesën e marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetaset e tjera turke, për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit