Bllokohet Rruga e Arbrit për shkak të inaugurimit, qytetarët ngecin edhe pse kanë urgjenca

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.03.2025, 13:16

Një situatë e pazakontë është raportuar nga qytetarët në Rrugën e Arbrit, ku kalimi në një segment të saj është bllokuar për shkak të ceremonisë së inaugurimit. Sipas një denoncimi që ka ardhur në faqen tonë, shoferët dhe udhëtarët janë detyruar të presin në bypass, pavarësisht urgjencës apo nevojave të tyre, për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit zyrtar.

Denoncuesi e cilëson këtë situatë si hipokrizi, duke shprehur indinjatën për bllokimin e rrugës vetëm për një prerje shiriti.

Ati thekson se pritja e detyruar për shkak të "tekave të një zyrtari" është e papranueshme dhe shkakton probleme të panevojshme për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje nje hipokrizi po ndodh ne rrugen e arberit ,,, vetem per nje prerje shiriti jemi te detyruar te qendrojm ne pritje tek bypassi . Ka urgjenc ska urgjenc vetem per tekat e nje plere qendrojm ktu. Duhet me prit inagurimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit