Djathi me tel metalik brenda, AKU dhe “Mireli” në gjumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2025, 11:19

Që ushqimet, të cilat po shiten në supermarkete nuk po kontrollohen fare nga AKU, tashmë ky është një fakt, pasi çdo ditë në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë raste, ku shihen qartë produkte të skaduara, të mykura dhe të kalbura.

Por së fundmi një qytetare është përballur me një tjetër problematikë pasi ka gjetur tel metalik brenda djathit kaçkavall “Mireli”.

Ajo ka treguar se djathin e ka blerë në “Big Market”, Kamëz dhe sapo e ka hapur ka gjetur dy copa teli metalik që nuk dihet as nga kanë ardhur.

Meqë AKU s’bën punën e saj edhe pse merr milionat nga taksat e shqiptarëve, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim nga kompania “Mireli”, por më kot pasi asnjë përgjigje s’u kthye.

Vlen të thuhet se ky është vetëm një nga rastet që dëshmojnë se siguria ushqimore po vihet në rrezik për shkak të interesave ekonomike të individëve dhe grupeve të fuqishme, që shfrytëzojnë mungesën e kontrollit nga sistemi shtetëror.

Kjo gjendje ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët dhe ka ngritur pyetje serioze mbi rolin e autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe sigurimin e ushqimit të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit