Megjithë rrugët e mbushura me gropa, qeveria mblodhi 210 mln euro nga taksa e qarkullimit në 2024

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.03.2025, 10:33

Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një makth për shoferët prej gropave dhe dëmtimeve të neglizhuara prej kohësh e megjithatë taksa e qarkullimit po bëhet një prej burimeve më të mëdha në buxhetin e qeverisë.

Autoritet njoftuan se kanë arritur thuajse të gjithë shumën e pritur nga kjo taksë duke mbledhur vitin që shkoi 21,3 miliardë lekë, në një rritje me 9% nga viti 2023.

Rritja e çmimeve të karburantit dy vitet e fundit ka ardhur kryesisht prej rritjes së taksës së qarkullimit në masën 27 lekë për litër, si për benzinën dhe për naftën.

Në vitin 2024 Ministria e Financave kishte programuar të vilte 23,3 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 21.3 miliardë lekë, me një mosrealizim prej vetëm 2 miliardë lekë.

Fondet e gjeneruara nga taksa e qarkullimit supozohet se zënë një pjesë të konsiderueshme të fondeve buxhetore që qeveria akordon për rrugët, por në shumë raste është parë që dëmtimet e rrugëve kryesore qëndrojnë të hapura me muaj të tërë, ndërsa shumë rrugë rurale denoncohen rregullisht nga banorët për neglizhim total nga autoritetet.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se qeveria e Shqipërisë ka tarifat më të larta të pagesave për ndërtimet e rrugëve dhe gjithashtu futet në vendet me çmimet më të larta të karburanteve, kur të ardhurat për frymë llogariten në vetëm 34 % të mesatares së BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit