Lajçak ligjëron në Firencë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2025, 09:02

Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka shkruar në “X”, të enjten se së shpejti do ta ketë edhe një tjetër diskutim në “European University Institute”.

“Është mirë që jam kthyer në Firence për një ligjëratë mbi Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Në pritje së shpejti të një diskutimi tjetër me European University Institute, studentë të qeverisjes transnacionale”, ka shkruar ai.

Lajçak e përfundoi mandatin si emisar i BE-së, gjatë mandatit të tij u arrit një marrëveshje e Bruksel, por edhe aneksi i Ohrit – ndonëse pa nënshkrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit