Ndihmoi Safet Bajrin në vrasje/ Eria Ago në përgjimet e “Zogut të Tiranës” për prostitucion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2025, 08:49

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Eria Agos, partneres së Safet Bajrit, e dyshuar si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Ajo u arrestua pesë ditë pas Bajrit dhe akuzohet për dijeni dhe ndihmë në ekzekutimin e Licit. Sipas SPAK, Ago ka drejtuar një nga makinat që u përdorën në vrasje dhe dyshohet se ka ndihmuar në largimin e autorëve të dyshuar, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, nga vendngjarja.

Eria Ago është përmendur gjithashtu në përgjimet që çuan në arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si "Zogu i Tiranës".

Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

Në përgjime, Ago kërkohej nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

Asokohe Ago reagoi e revoltuar duke mohuar të kishte lidhje me ngjarjen.

Pas publikimit të lajmeve për të, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo pretendonte se e gjitha ishte shpifje për të hedhur baltë mbi figurën e saj. Madje theksonte se nuk kishte nevojë për para.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit