Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e së enjtes Malin e Moravës në zonën e Devollit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah dhe lajthi. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Në terren po punojnë 7 zjarrfikës të mbështetur nga banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për izolimin e zjarrit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, situata mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, duke mbetur e paqartë nëse ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme apo një incident i rastësishëm.