Tronditëse: 44-vjeçarja shqiptare u godit 44 herë me thikë në qafë, fytyrë, krahë dhe bark

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.03.2025, 18:14

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vrasjen brutale të 44-vjeçares shqiptare në Selanik, e cila u godit mbi 40 herë me thikë nga bashkëshorti i saj, përpara se ai të vetëvritej.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, viktima ka marrë plagë në qafë, fytyrë, krahë dhe bark, duke treguar ashpërsinë e sulmit. Burimet nga hetimi bëjnë me dije se autori ka përdorur katër thika të ndryshme për kryerjen e krimit, të cilat janë sekuestruar nga policia me gjurmë gjaku mbi to.

Ngjarja tragjike ka lënë të shokuar dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë në polici. Fqinjët, ndërkohë, deklarojnë se nuk kanë dëgjuar zëra apo shenja të ndonjë konflikti të ashpër para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Sipas mediave greke, viktima do të përcillet për në banesën e fundit nesër në Shqipëri, ndërsa edhe varrimi i autorit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

Një kolege dhe mikeshe e viktimës ka treguar se 44-vjeçarja i kishte përmendur probleme me bashkëshortin, por nuk kishte dhënë shumë detaje, duke e përballuar situatën me buzëqeshje dhe pa u ankuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi motivet e këtij krimi të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit