Subvencionet që u jepen fermerëve në Britani për nxitjen e prodhimit bujqësor në periudhën post-Brexit janë ndaluar papritur nga qeveria laburiste e Keir Starmer.
Pas disa politikave armiqësore ndaj fermerëve dhe prodhimit vendas, kjo është goditja më e fundit ndaj komuniteteve rurale, teksa zyrtarët thonë se programi i subvencioneve “ka pësuar ndryshime.”
Zhvillimi vjen gjatë një pauze në protestat e fermerëve britanikë kundër masës së urryer të “taksës së trashëgimisë”, të vendosur ndaj fermerëve në fund të vitit të shkuar.
Kreu i sindikatës kombëtare të fermerëve Tom Bradshaw tha: "Kjo është një tjetër goditje e rëndë për fermat britanike, që jepet përsëri pa paralajmërim, pa llogjikuar dhe pa simpati ndaj industrisë së prodhon ushqimin në këtë vend”.
"Lajmi i sotëm na u dha me vetëm 30 minuta paralajmërim para se të ministrat të mblidhnin gazetarët, duke na lënë të paaftë të informonim anëtarët e sindikatës”.
Masa e fundit kundër fermerëve vendas vjen pas taksës milionere e absurde për trashëgimin e fermave të mëdha nga babai te i biri, që ka shkaktuar emërim të gjerë dhe raste vetëvrasje mes fermerëve.
Ndërsa nga skema e subvencioneve përfitojnë rreth 50,000 ferma relativisht te vogla, për të cilat agjencitë thanë se nuk do të pranojnë më aplikime përveç marrëveshjeve ekzistuese.
Ministri i çështjeve rurale Daniel Zeichner tha se shumë fermerë përfitojnë nga skemat e mbështetjes së komuniteteve rurale të Britanisë.
Por Bradshaw tha se mijëra fermerë janë përjashtuar edhe pse autoritetet kishin premtuar nxitje financiare për përmirësimin e tokave dhe prodhimit vendas.
"Kjo qeveri nuk është transparente duket se kërkon të largojë fermerët nga toka. Me këto politika armiqësore prej nesh përballen me dilemën e largimit nga puna me tokën ose të punojmë maksimalisht vetëm për të mbijetuar . kjo është një humbje si për bujqësinë dhe mjedisin”.