Trafiku i rënduar dhe aksidentet në Tiranë, qytetarët të stresuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.03.2025, 17:26

Një seri videosh dhe pamjesh të ndryshme janë shpërndarë nga qytetarët e Tiranës, duke treguar një situatë të rënduar trafiku në disa zona të kryeqytetit. Ata raportohet se kanë qëndruar të bllokuar për më shumë se 30minuta, sidomos në rrugën e mbikalimit të Kasharit që të çon drejt Rinasit, dhe kanë shprehur shqetësim për mungesën e reagimit nga ana e Policisë, duke e cilësuar situatën si "skandaloze."

Në pamjet e dërguara, shihet një makinë që është përplasur me një pemë, ndërsa qytetarët njoftojnë se një person është transportuar nga ambulanca në drejtim të Rinasit, ku ndodhi aksidenti. Kjo situatë ka shkaktuar jo vetëm vonesa të mëdha për qytetarët që përpiqen të arrijnë në autostradë, por edhe një shqetësim të shtuar për sigurinë e rrugëve dhe reagimin e autoriteteve.

Ky incident ka nxitur kritika ndaj institucioneve lokale, të cilat kërkojnë një veprim më të shpejtë dhe efikas për të zgjidhur problemet me trafikun dhe për të parandaluar aksidentet e tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit