Kompania e njohur Loreal ka tërhequr sot nga tregu një nga kremrat e fytyrës pas zbulimit të përbërësve kancerogjenë, por për fat të keq problemi nuk përfundon me kaq pasi çdo artikull që ofrohet nga korporatat me reklama në mediat e mëdha, është një grackë graduale që i akumulohet helmeve të njeriut.
Është denoncuar shpesh për pesticidet e kimikatet që autoritetet nxisin të përdoren në ushqimin e ujin tonë, por edhe ato që vendosen në lëkurë janë po aq të rrezikshme.
Dhjetra ingredientë të dëmshëm e të patretshëm vendosen në produkte si kremi i diellit, tamponë, fill dentar, shampo, pastë dhëmbësh, parfume apo dhe letër higjenike.
Një listë e hartuar nga rrjeti DailyMail.com tregon sesi ‘produktet e tua të preferuara’ janë duke të helmuar ngadalë, duke të kthyer në klient të farmaceutikës, të doktorit apo dhe më keq.
Plastikat PFAS, ose poli-fluoro-alkile janë përbërës mikroskopikë që duan mijëra vjet të shpërbëhen, por në i marrim në trupin tonë me anë të enëve të kuzhinës “kundër ngjitjes”, paketimeve plastike të ushqimit dhe produkteve të kujdesit personal.
Trupi i njeriut nuk mund të eliminojë përbërës që nuk ekzistojnë në natyrë, prandaj nuk ka asnjë nivel “të parëndësishëm” ndaj këtyre kimikateve sintetike, të cilat akumulohen në trupin tonë dhe kthehen në sëmundje të ndryshme në momentin e duhur.
Ekspozimi ndaj tyre sjell tipe të ndryshme kanceri, asma, alergji, probleme fertiliteti, obesitet, autizëm, defekte lindjeje dhe diabet.
Shumë njerëz e nisin ditën e tyre duke larë dhëmbët ose duke vendosur makijazh, por nëse ata nuk informohen, me çdo hap të rutinës së tyre ekspozimi ndaj kimikateve rritet.
Vendosja e lenteve të kontaktit në sy është gjëja e parë që bëjnë miliona njerëz, por ata duhet të dinë se markat më të njohura e të shtrenjta përmbajnë nivele të larta plastikash të përjetshme.
Testimet e fillit dentar të Oral B kanë zbuluar se produkti ka 70,000ppm fluor ndërsa nëse përdorni sapunë të markës së njohur Olay jeni duke u ekspozuar ndaj kimikatit irritues methylisothiazolinone, i përdorur gjithashtu si insekticid.
Të gjitha produktet kozmetike ose të kujdesit personal si dhe ushqimet e përpunuara, përmbajnë prezervuesin formalinë, e njohur edhe si formaldehyde, i cili është kontribuues për tipe kanceri si leukemia dhe kanceri i faringut.
Për ato që përdorin tamponë ose ‘lines’, testimet e rrjetit Mamavation tregojnë se markat më të njohura përmbanin florur, që nga lëkura kalon dhe akumulohet në gjak.
Një seri produktesh të rrezikshme u zbuluan në artikujt e tualetit të grave nga kompani si Covergirl apo Maybelline, që përmbajnë plastikën e rrezikshme teflon dhe kimikatin trazues hormonal ‘propilparaben.’
Manikotat per plagët e vogla, te kompanisë së njohur Band-Aid përmbanin 188ppm deri 262ppm njësi floruri organik, shkruan rrjeti Daily Mail.
Ironikisht kremi i diellit këshillohet nga vetë doktorët që thonë se “mbron nga kanceri i lëkurës”.
Por ata nuk e dinë se një nga ingredientët e të gjithë këtyre kremrave janë ‘homosalatet’, që funksionojnë si filtër kundër rrezeve violet, por gjithashtu janë një trazues i fuqishëm hormonal për fëmijët dhe të rriturit.
Homosalatet ngacmojnë sistemin e hormonit estrogen, që mund të shkaktojë kancerin e gjirit dhe të trazojë tiparet gjinore te fëmijët.
Çuditërisht helme të tilla ndodhen kudo në botën moderne dhe gjenden në dyshekë e veshje krevati.
Dr Mark Howell, studiues i Universitetit të Florida, shkruan se njerëzit duhet të kontrollojnë etiketat e produkteve dhe ushqimeve të tyre dhe të mos mendojnë se dhjetra kimikate të listuara aty janë për të mirën e klientit.
Ai rekomandon gjithashtu eliminimin e ushqimeve ‘fast food’, filtrim të ujit dhe shmangie të copave e veshjeve të reklamuara si “rezistente ndaj njollave” apo kozmetikëve që reklamojnë “kohëzgjatjen”, shkruan Daily Mail.