Një studim alarmues ka shkaktuar shqetësime të reja për vaksinat e teknologjisë mRNA pasi studiuesit zbuluan se injeksionet që iu dhanë popullatave kundër Covid kanë ndryshuar karakterin e njerëzve, shkruan rrjeti Slaynews.
Studiues në Korenë e Jugut konfirmojnë se injeksionet ndryshojnë sjelljen e njeriut, ndjenjat, frikat dhe nivelin e stresit.
Analizat e rreth 2 milionë pjesëmarrësve janë publikuar në revistën e njohur shkencore ‘Nature Journal.’
Studimi është drejtuar nga profesor Hong Jin Kim i universiteti Inje në Seul dhe konfirmon se vaksinat janë përgjegjëse për raportimet në rritje të ndryshimit të sjelljes së njerëzve në të gjithë botën, katër vitet e fundit.
Në të thuhet se vaksinat kanë shkaktuar “manifestime psikiatrike” mes të vaksinuarve dhe kjo ka sjellë shtimin madhor të sëmundjeve mendore, teksa pacientët përshkruajnë rritje të ndjenjave negative të frikës, ankthit e depresionit.
Për këtë studiuesit rekrutuan rreth 2 milionë banorë të Seulit, për të shpjeguar se proteina ‘spike’ e injeksioneve është nxitësja kryesore e çrregullimeve psikiatrike të shkaktuara nga vaksina.
“Studimi ynë sugjeron se neuro-inflamacioni i shkaktuar nga proteina spike në tru, kontribuon në simptomat psikiatrike si ankthi, depresioni dhe çrregullime të tjera somatoforme”, thuhet në dokument.
Zhvillimi vjen në një kohë kur rastet e depresionit në SHBA janë rritur në shifra rekord prej viteve 2020/2021 dhe kur ekspertë në të gjithë botën bëjnë thirrje për ndalimin e vaksinave.
Më herët është raportuar, sesi ish-drejtuesi shkencor i Pfizer denoncoi në një dëshmi se vaksinat Covid “janë krijuar qëllimisht për të dëmtuar njerëzit”.
Dr. Mike Yeadon ka thënë në video dëshmi për parlamentin e Irlandës së Veriut se injeksionet mRNA për Covid, janë “të maskuara si vaksina.”
Në hapje të deklaratës së tij shkencëtari thotë:
“Në këto 15 minuta dua t’i drejtohem atyre që janë lënduar nga vaksina ose kanë humbur të dashurit e tyre prej saj, si në Irlandë dhe në të gjithë botën. Ky material i maskuar si vaksinë është krijuar qëllimisht për të lënduar njerëzit dhe unë jam ndoshta jam drejtuesi shkencor më i kualifikuar i farmaceutikës për ta thënë këtë”.
“Kam disa sugjerime se çfarë mund të bëjmë për të luftuar këtë krim global që ende vijon”.