Laprakë: “Trotuaret e bllokuara nga makinat, policët s’marrin asnjë masë”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 13.03.2025, 14:26

Një qytetar na shkruan në redaksinë tonë se prej gati një viti, kalimtarët në zonën e semaforit të Laprakës, pranë rrugës që të çon drejt Spitalit Ushtarak, përballen me të njëjtën situatë të pakëndshme. Trotuaret janë të mbushura me makina të parkuara, duke pamundësuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese, sipas denoncuesit, është prania e shpeshtë e forcave të rendit në këtë zonë. Pavarësisht se policët gjobisin shoferët që kalojnë me semafor të kuq, ata nuk ndërhyjnë për të liruar hapësirat e zëna nga parkimet e paligjshme.

Kjo ka krijuar ndjesinë e një standardi të dyfishtë në zbatimin e rregullave, duke lënë këmbësorët në mëshirë të situatës kaotike të trafikut.

Mesazhi i plotë:

Kam 11 muaj qe kaloj cdo dite ketu te semafori i Laprakes qe te qon te spitali ushtarak Dhe cdo dite po e njejta situate Nuk ke ku te ecesh Turtuaret e bllokuara me parkime makinash Dhe me e bukura gati cdo dite te ky semefor ka police Dhe per cudi nuk i shohin makinat e parkuara ne turtuar Vene gjoba atyre qe kalojn me semafor te kuq dhe nuk shohin ne te majten e tyre”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit