Një dallim i dukshëm në listave e kandidatëve për Tiranën është mosha mesatare midis Partisë Demokratike, 54.6 vjeç dhe PS-së që ka një moshë mesatare prej 45.5 vjeç. Ky dallim prej 9 vitesh reflekton përzgjedhjet dhe prioritetet e secilës parti.
Një pyetje që lind në këtë situatë është nëse mosha e kandidatëve të opozitës është një avantazh apo një pengesë për ta. Nga njëra anë, përvoja e gjatë dhe njohuritë e thella mbi sistemin politik dhe shoqëror mund të ofrojnë stabilitet dhe aftësi udhëheqëse që rinia ndoshta nuk mund të ofrojë ende. Opozita mund të argumentojë se ata janë të gatshëm për të përballuar sfidat komplekse që kërkojnë vendimmarrje më të matur, edhe pse deri tani asnjëra palë nuk ka plotësuar pritshmëritë e popullit që i zgjedh dhe administrata shqiptare mbetet mes vendeve më të korruptuara.
Lista e PD-së dominohet nga figura politike me përvojë të gjatë, ku në krye qëndron Sali Berisha (81), ndërsa emrat si Jozefina Topalli (63) dhe Edi Paloka (61) konfirmojnë prirjen për të mbështetur kandidatë nga brezi i vjetër i politikës. Megjithatë, ka edhe përpjekje për përfshirjen e brezit të ri, me emra si Besart Xhaferri (35) dhe Klevis Balliu (36).
Lista e PS-së, nga ana tjetër, ka një moshë mesatare më të ulët dhe reflekton një përzierje më të madhe midis përvojës dhe rinisë. Kryeministri Edi Rama (61) kryeson listën, por ndiqet nga figura më të reja si Ilva Gjuzi (33) dhe Erjon Malaj (37).
Renditja e Kandidatëve sipas Moshës
PD: Sali Berisha – 81,
Jozefina Topalli – 63,
Edi Paloka – 61,
Fatmir Mediu – 58,
Flamur Noka – 54,
Albana Vokshi – 54,
Mesila Doda – 54,
Tedi Blushi – 41,
Erisa Xhixho – 40,
Belind Këlliçi – 38,
Klevis Balliu – 36,
Besart Xhaferri – 35
PS: Edi Rama – 61,
Lindita Nikolla – 60,
Iris Luarasi – 52,
Taulant Balla – 48,
Albana Kociu – 48,
Igli Hasani – 49,
Ogerta Manastirliu – 47,
Delina Ibrahimaj – 42,
Elisa Spiropali – 42,
Adea Pirdeni – 42,
Erjon Malaj – 37,
Ilva Gjuzi – 33