Erërat e forta lënë disa rajone pa energji elektrike, KEDS: Po punojmë ta rikthejmë furnizimin me energji

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.03.2025, 13:36

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorët kanë mbetur pa energji elektrike.

Siç njofton KEDS, si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik shpërndarës

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, ka njoftuar KEDS.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit