Një i ri 25-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie me një vajzë 16-vjeçare.
Sipas autoriteteve, arrestimi është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ndërsa çështja po hetohet për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të vërtetuar faktet.
Policia ka bërë të ditur se procesi hetimor vijon, me qëllim dokumentimin e plotë të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.