Qytetarja mashtron agjencinë e udhëtimeve: Merr biletë me urgjencë dhe zhduket pa paguar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 13.03.2025, 14:48

Një rast mashtrimi është denoncuar nga një punonjës i një agjencie udhëtimesh në Shkodër. Një klient ka kërkuar me urgjencë një biletë udhëtimi, duke i vënë në lëvizje punonjësit e agjencisë për ta përfunduar sa më shpejt procesin.

Pasi biletat janë bërë gati, klienti ka shmangur pagesën dhe nuk iu është përgjigjur më thirrjeve të agjencisë. Përveç kësaj, ka kritikuar edhe komisionet minimale të vendosura nga agjencia, pavarësisht se këto tarifa janë një praktikë e zakonshme në këtë sektor dhe përfaqësojnë një burim të drejtë të ardhurash për biznesin.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje ! Un qe po ju shkruaj punoj nje nje agjensi udhetimesh ne qytetin e Shkodres. Doja te denoncoja nje rast mashtrimi i cili personi na ka thene te perfundojme bileten duke na thene qe e kam urgjente, dhe tani nuk pergjigjet telefonatave tona, dhe pervec ksaj na gjykon ne qe pse i kemi vendosur komisionet minimale ( qe besoj e ben cdo agjensi ) fundja per te punuar jemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit