Për t'u bërë pjesë e politikës dhe kërkuar një karrige në parlament nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se sot.
Nëse dikur prioritet kishin njerëzit me ide, vizion dhe përvojë, sot gjërat kanë ndryshuar pasi për t'u shpërblyer siç ta do zemra, mjafton të jesh lëpirës dhe lavdërues i kryetarit.
Ilva Gjuzi e cila pak kohë më parë u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit pasi deklaroi se“Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve”, si një e metë, ka marrë një tjetër shpërblim nga kreu i qeverisë dhe Partisë Socialiste.
Ditën e djeshme ajo e ka gjetur veten në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës dhe me një vend të sigurt në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 11 majit.
Edhe pse shqiptarët e njohin vetëm për superlativat ndaj kryeministrit Edi Rama, Gjuzi po i merr çdo ditë e më tepër frytet e kësaj "karriere" që nuk është ndërtuar fare mbi meritokraci, por mbi lavdërime e lajka.