Pas publikimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputetë është parë se një numër i konsiderueshëm deputetësh aktualë nga radhët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste nuk do të jenë pjesë e garës për mandatin e ardhshëm.
11 deputetë që nuk kandidojnë më nga opozita PD, dhe 24 deputetë nga PS në pushtet, që do të thotë se ose socialistët nuk janë të kënaqur me punën e bërë, ose kërkojnë të humbasin gjurmët e dëmeve të shkaktuara.
Arsyet e vërteta të kësaj zgjedhjeje nuk besohet të dalin ndonjëherë në dritë, po disa nga deputetët që nuk do të jenë pjesë e listave të kandidatëve kanë shpjeguar se “janë të angazhuar në projekte të tjera politike ose personale”. Disa kanë deklaruar se janë të lodhur nga koha dhe angazhimi i gjatë në politikë por kritikët thonë se lëvizja është pasojë e urdhrave direkte të kryetarëve në bazë të performancës në skenën politike, ekspozimit pozitiv në publik dhe mundësinë e rizgjedhjes.
Deputetët e PD që nuk rikandidojnë:
1. Helidon Bushati,
2. Kasem Mahmutaj,
3. Eralda Bano,
4. Emilja Koliqi,
5. Ferdinand Xhaferraj,
6. Lefter Gështenja,
7. Zheni Gjergji,
8. Orjela Nebilaj,
9. Ilda Dhori,
10. Dashnor Sula,
11. Sorina Koti
Deputetët e PS që nuk rikandidojnë:
1. Nasip Naço,
2. Petro Koçi,
3. Klevis Xhoxhi,
4., Lavdrim Krashi,
5. Ilir Metaj,
6. Gerta Duraku,
7. Bujar Çela,
8. Eduard Ndreca,
9. Niko Kuri,
10. Denis Deliu,
11. Anduel Tahiraj,
12. Paulin Sterkaj,
13. Shpresa Marnoi,
14. Laert Duraj,
15. Baftja Zeqaj,
16. Mirela Pitushi,
17. Ismet Beqiraj,
18. Lindita Buxhelu,
19. Tatiana Piro,
20. Ilir Topi,
21. Bardhyl Kollçaku,
22. Pranvera Resulaj,
23. Teuta Rama,
24. Agron Çela.