Apeli i GJKKO lë në burg Erion Veliajn

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2025, 11:27

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar.

Pavarësisht se Veliaj kundërshtoi provat e reja të paraqitura nga SPAK, si përgjimet dhe kërkoi heqjen e masës së arrestit në burg duke u mbështetur në argumentin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka mundësi të arratiset dhe nuk mund të dëmtojë provat, Apeli vendosi të mbajë në fuqi masën e arrestit me burg.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë në nëntë raste dhe për pastrim parash nga veprat penale.

Gjithashtu, Apeli i Posaçëm la në masën e "arrest shtëpie" biznesmenin Elman Abule. Në seancën e mbajtur për Ajola Xoxën, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive të saj bankare.

Sipas hetimeve të SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF-ve të Ajola Xoxës dhe Elman Abules janë gjeneruar 1.1 milion euro, para që u futën në sistemin bankar përmes transaksioneve të ndryshme. SPAK pretendon se ky proces ka qenë i mundur vetëm përmes bashkëpunimit të Abules dhe familjarëve të tij, të cilët janë përfshirë në veprën penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit