Ka ndërruar jetë këmbësori, i cili një javë më parë është goditur nga një veturë në Obiliq. Megjithëse që nga data 6 mars, dita dhe kur ndodhi aksidenti po trajtohej në QKUK, ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe se ka ndërruar jetë të mërkurën.
Mësohet se viktima është Behxhet Beka, i cili një javë më parë u godit nga një veturë në magjistralën për Obiliq, saktësisht në fshatin Raskovë.
Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë.
Trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.